• e diel, 19 maj 2024

Ostin: SHBA-ja e suspendoi dërgesën e armëve për Izraelin për shkak të Rafas

Ostin: SHBA-ja e suspendoi dërgesën e armëve për Izraelin për shkak të Rafas

Uashongton, 8 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka vendosur që ta ndalojë dërgesën e municionit me shpërthim të lartë për Izraelin në kontekst të planeve të Izraelit që të kryejë ofensivë ndaj Rafas, në çka kundërshtoi Uashingtoni, nëse nuk sigurohen garanci të reja për sigurinë e civilëve, tha ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Lojd Ostin.

"Nga fillimi shumë qartë kemi bërë të ditur se Izraeli nuk duhet të kryejë sulm të madh në Rafah, pa i marrë parasysh dhe t'i mbrojë civilët, që janë në atë terren luftarak. Edhe më parë, siç e kemi vlerësuar situatën, kemi ndaluar ndërgesë të municionit", tha ai gjatë marrjes në pyetje në Senat.

Sipas tij, tash për tash SHBA-ja nuk ka marrë qëndrim përfundimtar për dërgesën e atij lloji të municionit për Izraelin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR