Janë evakuuar rreth 10.000 njerëz nga rajoni ukrainas Harkov
- Pas sulmit tokësor të armatës ruse afërsisht 10.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Harkov, në verilindje të Ukrainës.
- Post By Melahat Baftija
- 13:41, 18 maj, 2024

Kiev, 18 maj 2024 (MIA) - Pas sulmit tokësor të armatës ruse afërsisht 10.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Harkov, në verilindje të Ukrainës.
Guvernatori i Harkovit, Oleg Sinegubov theksoi se armata ukrainase ka refuzuar dy përpjekje për depërtimin e mbrojtjes gjatë natës, por se situata është "nën kontroll".
Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete, duke përfshirë edhe Vovçansk, në vetëm pesë kilometra nga kufiri.
Në periudhën nga ora 9 deri në 15 forcat ruse kanë pushtuar 278 kilometra territor ukrainas, që është progresi më i madh nga fundi i vitit 2022. mb/