• e martë, 26 nëntor 2024

Indinë veriperëndimore e kaploi vala e të nxehtit, temperaturat në Nju-Delhi arritën 47,1 gradë

Indinë veriperëndimore e kaploi vala e të nxehtit, temperaturat në Nju-Delhi arritën 47,1 gradë

Nju-Delhi, 19 maj 2024 (MIA) - Vala e të nxehtit kaploi disa pjesë të Indisë veriperëndimore, ndërsa kryeqyteti Nju-Delhi është vendosur në gjendje gatishmërie për shkak të motit të rerzikshëm të nxehtë.

Temperatura në Nju-Delhi arriti 47,1 gradë Celsius, ndërsa shtetet e afërta Penxhab, Harajana dhe Raxhastan gjithashtu shënuan rritje të temperaturës që pritet të përqendrohet në disa ditët në vijim.

Departamenti indian meteorologjik i paralajmëroi njerëzit të mos dalin në diell në orët e pasdites, të pijnë shumë ujë dhe të mbajnë veshje të adekuate. Personave të ndjeshëm, posaçërisht të moshuarve u rekomandohet të mos dalin jashtë.

Në prill, maj dhe qershor çdoherë ka temperatura të larta në pjesën më të madhe të Indisë, por i nxehti u bë më intensiv gjatë dekadës së shkuar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR