• e shtunë, 28 shtator 2024

Sulmuesi i Ficos e pranoi fajin

Sulmuesi i Ficos e pranoi fajin

Bratisllavë, 18 maj 2024 (MIA) - I dyshuari për sulm ndaj kryeministrit sllovak Juraj Cintula sot para Gjykatës së specializuar penale në qytetin Pezhinok e pranoi fajin.

Cintula u dërgua nën sigurim të fortë policor, ndërkaq as gazetarët nuk u lejuan të hyjnë në Gjykatë.

Prokuroria dhe kërkoi parabrugim për 71-vjeçarin Cintula për shkak të ikjes së mundshme apo përsëritjes së veprës penale.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico më 15 maj u qëllua në qytetin Handallova derisa prëshëndetej me qytetarët e tubuar. Cintula menjëherë pas sulmit është arrestuar. Ai po përballet me akuzën për tentim për vrasje nga hakmarrja, për çka është paraparë dënim prej 25 viteve deri në burgim të përjetshëm.

Politikanët sllovakë deklaruan se sulmi ndaj Ficos nuk është i motivuar politikisht.

Cintula thuhet se ka marrë pjesë në disa protesta antiqeveritare, ndërkaq ishte edhe kundër ndërprerjes së ndihmës për Ukrainën dhe të likuidimit të mediumeve sllovake.

Gjendja e kryeministrit Fico edhe më tej është serioze. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR