• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku 68 njerëz e humbën jetën në vërshimet në Afganistanin perëndimor

Së paku 68 njerëz e humbën jetën në vërshimet në Afganistanin perëndimor

Islamabad, 18 maj 2024 (MIA) - Së paku 68 njerëz e humbën jetën në vërshimet që i kapluan rajonet malore në Afganistanin perëndimor pas reshjeve të jashtëzakonshme të rrëmbyeshme sezonale të shiut, kumtuan sot autoritetet.

Në provincën më të goditur Gor në perëndim të vendit 50 njerëz e humbën jetën dhe pati dëme të mëdha materiale, ndërsa janë shkatërruar mijëra hektarë tokë e punueshme, kumtoi zëdhënësi i guvernatorit të provincës.

Në provincën veriore Farijab u kumtua se jetën e humbën 18 persona, dy janë lënduar, ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale dhe janë përmbytur 300 kafshë.

Programi botëror për ushqim i KB-së në rrjetin social X kumtoi se provinca Gor në të cilën ka 2.500 famiëje, është më rëndë e goditur. Ekipet e Programit botëror për ushqim të KB-së janë në terren për të shpërndarë ndihma, shtohet në kumtesë.

Katastrofa e fundit pason pas reshjeve të rrëmbyeshme shkatërruese në prill në të cilat jetën e humbën së paku 70 persona. Në vërshime janë shkatërruar edhe rreth 2.000 shtëpi, tre xhami dhe katër shkolla në provincat perëndimore Farah dhe Herat dhe provincat jugore Zabul dhe Kandahar. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR