• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hamasi gjuajti 10 raketa drejt Izraelit jugor, është lënduar të paktën një person

Hamasi gjuajti 10 raketa drejt Izraelit jugor, është lënduar të paktën një person

Tel-Aviv, 7 prill 2025 (MIA) - Hamasi mbrëmë gjuajti 10 raketa drejt Izraelit jugor në breshërinë e tillë më të madhe në disa muajt e fundit, lajmëroi Tajms of Izrael.

Pesë nga dhjetë raketa u hasën nga mbrojtja kundërajrore izraelite, kumtuan forcat mbrojtëse izraelite, por së paku një prej pesë të tjerave e goditi Ashkelon, duke shkaktuar dëm. Një person 30-vjeçar është lënduar lehtë nga shrapnelët.

Shërbimet për raste urgjente të Magen Davod Adom kumtuan se edhe dy persona u lënduan derisa vraponin drejt strehimoreve, ndërsa disa persona u trajtuan për shkak të shqetësimit akut pas sulmit.

Raketat u lansuan drejt qyteteve bregdetare Ashkelon dhe Ashdod pak pas orës 21 nga Deir al Balah në Gazën qendrore, rajon ku IDF nuk vepron.

Hamasi e mori përgjegjësinë prë breshërinë e raketave pas lansimit të tyre.

Izraeli menjëherë kërcënoi se grupi terrorist do të paguajë çmim të lartë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, pas bisedës me kryeministrin Netankahu, i cili ishte rrugës për në SHBA, tha se e ka urdhëruar IDF-në ta zgjerojë ofenzivën e vet të ripërtërirë kundër Hamasit.

Pas sulmit, zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, koloneli Aviçaj Adrai dha paralajmërim për evakuim të civilëve palestinezë në rajonin Deir al-Balah, duke thënë se ky është "paralajmërimi i fundit" para se IDF të kryejë sulme atje.

ushtria më pas kumtoi se ka kryer sulm me dron të kahëzuar drejt raketa-hedhësit që përdorej për lansim. ab/

Foto: Magen David Adon në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR