• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guerilasit kolumbianë u dakorduan të ndërpresin rrëmbimet

Guerilasit kolumbianë u dakorduan të ndërpresin rrëmbimet

Meksiko-Siti, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Guerilasit e Armatës çlirimtare nacionale (ELN) sot u dakorduan me Qeverinë e Kolumbisë që t'i ndalojnë rrëmbimet për shpërblesë.

Ky është rezultat i raundit të pestë të negociatave paqësore që filluan më 4 dhjetor në Meksiko-Siti.

Sipas marrëveshjes, ELN, "si pjesë e vazhdimit të armëpushimit, do t'i ndalë rrëmbimet për qëllime ekonomike" në Kolumbi, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dy delegacioneve.

"Kjo është me rëndësi për paqen në Kolumbi", deklaroi Vera Grabe, e cila e kryeson delegacionin qeveritar.

Ajo marrëveshje e vendosë bazën për vazhdim të mëtutjeshëm të arm[pushimit, i cili për momentin është paraparë të zgjasë deri më 29 janar.

"Vazhdimi deri në shkurt është i qëndrueshëm", tha Pablo Beltran, shef i delegacionit të ELN-së.

Ky raundi i pestë i negociatave për përfundimin e konfliktit prej gjashtë dekadave filloi në kushte të krizës më të rëndë për procesin negociues, të krijuar me rrëmnimin nga ana e ELN-së, të babait të futbollistit Luis Diaz.

Luis Manuel Diaz, babai i sulmuesit të Liverpullit, u lirua më 9 nëntor pas 12 ditëve në robëri.

Rrëmbimi i tij shkaktoi krizë në negociatat të cilat filluan pas vendosjes së ndërprerjes së zjarrit në qershor.

Të dyja palët u dakorduan të tkaohen në raundin e gjashtë të negociatave më 24 janar në Kubë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR