• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut e konfirmoi impiçmentin e Jun-Suk-Jeol dhe e largoi nga pozita

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut e konfirmoi impiçmentin e Jun-Suk-Jeol dhe e largoi nga pozita

Seul, 4 prill 2025 (MIA) - Gjykata kushtetuese e Korese së Jugut e shkarkoi presidentin e Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol nga pozita, duke e mbështetur kërkesën parlamentare për impiçment për shkak të gjendjes afatshkurtër ushtarake që ai e vendosi vitin e kaluar, duke shkaktuar krizën më të keqe politike në vend në dekadat e fundit. 

Sipas Kushtetutës së vendit, pas ndërrimit të Junit nga pushtetit, në afat prej 60 ditlve duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme presidenciale.

Kryeministri Han Deok-su do të vazhdojë të veprojë si president derisa pasardhësi i Jun të marrë detyrën.

Ushtruesi i detyrës së Gjykatës së Lartë, Mun Hjeong-bae, tha se Jun ka shkelur detyrat e tij si president duke ndërmarrë veprime që tejkalonin kompetencat e dhëna nga Kushtetuta, kurse veprimet e tij kërcënuan seriozisht demokracinë e vendit.

"Jun ka kryer një tradhti të rëndë ndaj besimit të njerëzve që janë anëtarë sovranë të një republike demokratike", tha gjykatësi, duke shtuar se me shpalljen e gjendjes ushtarake, Jun krijoi kaos në të gjitha sferat e shoqërisë, ekonomisë dhe politikës së jashtme.

Vendimi u miratua unanimisht nga tetë gjyqtarët, tha Mun. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR