• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për imunitet të Trampit në padinë për sulm seksual dhe shpifje të Kerolit

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për imunitet të Trampit në padinë për sulm seksual dhe shpifje të Kerolit

Uashington, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan Donald Trampi nuk mund të thirret  në imunitetin presidencial në padinë për shpifje të parashtruar nga kolumnistja dhe autorja E. Xhin Kerrol, e cila e akuzoi për përdhunim, vendosi sot gjykata amerikane e apelit.

Avokatët e Trampit paralajmëruan se do të ankohen në Gjykatën e Lartë.

Gjykata amerikane e Apelit të Qarkut të Dytë në Menhetën e konfimroi vendimin e gjyqtarit federal për ta refuzuar kërkesën për imunitet të Trampit.

Në padinë e saj, Keroli kërkoi të paktën 10 milionë dollarë dëmshpërblim nga Trampi për deklaratën e tij në qershor të vitit 2019, ndërsa ai ishte ende president, pasi ajo fillimisht e akuzoi publikisht për përdhunimin e saj në një dhomë për zhveshje në një dyqan në Menhatën në mes të viteve 1990-ta.

Trampi ka mohuar se e njihte Kerolin dhe tha se ajo "nuk ishte tipi i tij" dhe se ajo e bëri akuzën për përdhunim për të promovuar publikimin e kujtimeve të saj.

Ish-kolumnistja e magazinës "Ell" ngriti padinë në nëntor të vitit 2019, por Trampi priti deri në dhjetor të vitit 2022 për t'u  thirrur në imunitetin presidencial, duke besuar se kjo do ta mbronte atë nga padia e saj. Presidenti ka imunitet të plotë nga shumë padi civile gjatë kohës që është në detyrë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR