• e mërkurë, 03 korrik 2024

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka hequr kufizimet për blerje të tokës bujqësore në Bullgari

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka hequr kufizimet për blerje të tokës bujqësore në Bullgari

Bruksel, 20 janar 2024 (MIA) - Gjykata Evropiane e Drejtësisë miratoi vendim me të cilin shfuqizohen kufizimet me të cilat qytetarët e BE-së përballen kur blejnë tokë bujqësore në Bullgari.

Ky vendim vjen më shumë se 17 vjet pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE. Sofja kishte detyrimin t'i hiqte këto kufizime më së voni deri në vitin 2014, por Parlamenti bullgar miratoi ndryshime në Ligjin për Pronësinë dhe Përdorimin e Tokave Bujqësore, i cili mundësoi fitimin e të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore vetëm për personat që banojnë në Bullgari për më shumë se pese vite.

Gjykata vlerësoi se kjo dispozitë është në kundërshtim me nenin 63 të Marrëveshjes për funksionimin e Bashkimit Evropian, sepse “kufizon lëvizjen e lirë të kapitalit”. Për më tepër, siç thuhet në aktvendimi, Marrëveshja e BE-së nuk i lejon një shteti anëtar të vendosë kufizime të tilla.

Procedura për këtë çështje u inicua fillimisht nga shtetas austriakë me banim në Bullgari, të cilët donin të blinin tre fusha pranë qytetit Burgas në Detin e Zi. Pas rekomandimit të BE-së, Bullgaria duhej t'i hiqte këto kufizime më së voni deri më 1 janar 2014, por kjo nuk ndodhi me ndryshimet në ligj të iniciuara nga Partia Socialiste Bullgare (BPS) dhe të pranuara nga Kuvendi i Sofjes.

Pasi Bullgaria nuk i përmbushi detyrimet e saj, Komisioni Evropian nisi një procedurë kundër vendit për këtë çështje para Gjykatës së Drejtësisë, në bazë të së cilës u miratua aktvendimi aktual. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR