• e martë, 14 maj 2024

Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin lirues për rastin "Tenderët" në refuzues (KRGJ)

Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin lirues për rastin

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin lirues për rastin "Tenderët" të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në refuzues, pasi e respektoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të vjetërsisë. 

Në këtë rast një nga të akuzuarat ishte ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska - Milevska. 

"Është respektuar ankesa e PTHP NKOK dhe sipas ankesës dhe detyrimit zyrtar është ndryshuar aktvendimi lirues në refuzues. Aktvendimi KOKZ. nr.149/23 është sjellë më 15.02.2024 dhe është dorëzuar në gjykatën e shkallës së parë", konfirmuan nga Gjykata e Apelit për MIA-n. 

Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, të sjella me "procedurë të shkurtë" në shtator të vitit të kaluar, më parë u vjetëruan një pjesë e akuzave për "Target - Fortesa", "Talir", "Trajektorja" dhe "I fuqishmi", të hapura nga ish Prokuroria Speciale Publike për ndjekjen e veprave penale që kanë lidhje dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së jashtëligjshme të komunikimeve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR