• e enjte, 27 qershor 2024

Gjithsej 57 raste me kollën e mirë në Shkup, deri më tani nuk ka lijë

Gjithsej 57 raste me kollën e mirë në Shkup, deri më tani nuk ka lijë

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Në Shkup këtë sezon janë evidentuar gjithsej 57 raste me kollën e mirë, nuk është regjistruar lija, këto të dhëna janë përfundimisht me 22 shkurtin, konfirmoi për MIA-n, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Se është rriturr interesimi për vaksinimin kundër petrusis, i njohur tek populli si kolli i mirë, konfirmoi dje zëvendësministrja e Shëndetsisë në Qeverinë teknike, Maja Monoleva, pas vizitës në poliklinikën "Jane Sandanski" në Shkup.

"Lajmi i mirë është se është rritur interesimi për vaksinim, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat. Për periudhën prej 01.01-08.02.2024 ka pasur 669 fëmijë të vaksinuar nga mosha parashkollore, në periudhën e ardhshme, gjegjësisht prej 09.02 - 21.02.2024 janë gjithsej 872 fëmijë të vaksinuar. Gjithashu, komplet të vaksinuar me pertusis në moshë shkollore në periudhën prej 01.01-08.02.2024 ishin 127 fëmijë, ndërsa në periudhën e ardhshme - 264 fëmijë", informoi Manoleva.

Zëvendësministrja edhe një herë u ka bërë thirrje prindërve që t'i vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse, siç ka nënvizuar, ajo është e vetmja siguri preventive dhe mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje.

Në vaksinimin e 15 shkurtit bëri thirrje edhe ministri i Shëndetsisë i Qeverisë teknike, Ilir Demiri, i cili ishte pyetur për qëndrimin  e tij për gjendjen me petrusisn

Sipas Demirit, nuk duhet të kthehen në çerdhe, fëmijët që nuk janë të vaksionuar.

"Së pari duhet të vaksinohen, pastaj të kthehen. Mendoj se kjo ishte një nga kriteret dhe porosia nga Komisioni për sëmundje infektive. Të gjithë fëmijët që janë vaksinuar duhet të shkojnë në çerdhe. Ata që nuk janë vaksinuar, duhet t'i pyesni prindërit e tyre si do ta organizojnë mbrojtjen e fëmijëve të tyre", u përgjigj Demiri në pyetjen e gazetarëve. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR