• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjithsej 1.210 të plagosur dhe të sëmurë nga Gaza kanë arritur në Egjipt deri në mes të janarit

Gjithsej 1.210 të plagosur dhe të sëmurë nga Gaza kanë arritur në Egjipt deri në mes të janarit

Kajro, 1 shkurt 2024 (MIA) - Gjithsej 1.210 të lënduar dhe banorë të sëmurë në Rripin e Gazës arritën në Egjipt nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraeli më 7 tetor deri nga mesi i janarit të këtij viti, publikoi gazeta egjiptiane Al-Ahram.

Pacientët kanë hyrë në Republikën Arabe me gjithsej 1.085 shoqërues dhe u dërguan në spitale lokale edhe në objektet mjekësore në vendet tjera.

Në të njejtë periudhë, rreth 23 mijë persona - të huaj, persona me shtetësi të dyfishtë, palestinezë dhe egjiptianë, kaluan përmes pikës kufitare Rafah nga enkalava e rrethuar.

Në ditët e fundit nga janari në Egjipt janë transportuar 29 të plagosur dhe të sëmurë nga kanceri me 57 shoqërues. Ata të cilët kanë nevojë për kujdes shëndetësor janë pranuar në spitalet e qytetit më të afërt El Arish, si dhe në Sheik Zajed, Suec, Ismailia dhe Port Said.

Më 23 janar Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane e publikoi fazën e dytë të ndërtimit të kampit të refugjatëve në Kan Junis, që ndodhet në pjesën jugore të Gazës. Në fazën e parë u ngritën një mijë tenda me kapacitet prej gjashtë mijë personash. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR