• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjermania financon dronë për Ukrainën

Gjermania financon dronë për Ukrainën

Berlin, 1 korrik 2025 (MIA) – Gjermania ka filluar financimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi për mbrojtjen e Ukrainës. Siç publikoi gazeta gjermane "Di Velt" (Die Welt), është nënshkruar një kontratë fillestare për prodhimin e më shumë se 500 dronëveme rreze të gjatë veprimi Antonov-196.

Këto dronë kamikaze kanë një rreze veprimi prej 1.200 kilometra dhe mbajnë një ngarkesë shpërthyese prej 50 kilogramësh, duke i bërë ato të përshtatshme për të sulmuar të ashtuquajturat objektiva të buta në distanca më të gjata që nuk janë veçanërisht të mbrojtura, duke përfshirë zonat e magazinimit dhe rezervuarët e karburantit.

Ministria e Mbrojtjes në Berlin nuk konfirmoi saktësisht se çfarë po financon Gjermania. Qeveria gjermane ka ndryshuar politikën e saj dhe i referohet nevojës për sekret kur bëhet fjalë për ndihmë ushtarake.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmuan në Kiev muajin e kaluar se Gjermania dhe Ukraina duan të prodhojnë së bashku sisteme me rreze të gjatë veprimi, si dhe dronë, raketa lundrimi dhe raketa. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR