• e enjte, 04 korrik 2024

Gir: Me rëndësi të madhe është të punohet në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, Ohrit dhe Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore

Gir: Me rëndësi të madhe është të punohet në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, Ohrit dhe Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir vlerëson se Marrëveshja e Prespës, e Ohrit dhe Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë, secila në mënyrë të ndryshme, kanë sjellë përfitime të rëndësishme për vendin dhe thotë se për këtë për Bashkimin Evropian është me rëndësi të madhe të punohet në zbatimin e plotë të tri marrëveshjeve.

"Marrëveshja e Prespës, për të cilën po zhvillohet debat aq i ashpër në këto momente, ka sjellë përfitime të mëdha për vendin tuaj. Tregtia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është dyfishuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, është zhvilluar bashkëpunimi kulturor dhe është forcuar komunikimi mes popujve të dy vendeve si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në fushën ushtarake mes ushtrive të të dy vendeve", tha Gir në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas hapjes së Shtëpisë Evropiane në Tetovë.

Ai theksoi se si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës janë fuqizuar perceptimi dhe pozita e vendit në nivel ndërkombëtar. Përfitime të mëdha, siç tha, ka edhe nganënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë. 

"Pikërisht për këtë arsye, për BE-në është jashtëzakonisht e rëndësishme të mund të përmirësohet ky bashkëpunim dhe këto arritje që janë bërë deri më tani dhe të punohet në zbatimin e plotë të tri marrëveshjeve që do të kontribuojnë në anëtarësimin më të shpejtë, në fakt për të përshpejtuar rrugën e integrimit evropian të vendit tuaj", porositi Giri.

Siç tha, me padurim presin të formohet sa më shpejtë që është e mundur qeveri e qëndrueshme e cila do t'i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zbatimin e të gjitha reformave dhe anëtarësimit të shtetit në Bashkimin Evropian. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR