• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gazeta e përditshme iraniane ka akuzuar Izraelin për dy shpërthimet e fundit ku humbën jetën disa dhjetëra persona

Gazeta e përditshme iraniane ka akuzuar Izraelin për dy shpërthimet e fundit ku humbën jetën disa dhjetëra persona

Teheran, 4 janar 2024 (MIA) - Gazeta ultrakonservative iraniane "Kajhan" në komentin e sotëm redaktues ka akuzuar Izraelin për dy shpërthimet e djeshme që vranë disa dhjetëra njerëz pranë varrit të gjeneralit iranian Kasem Sulejman, raportoi DPA.

Ka shumë arsye për të supozuar "se sionistët janë përzier në shpërthimet terroriste" thuhet në hyrje të gazetës, e cila lexohet nga skifterët iranianë me ndikim.

Autori bëri thirrje për hakmarrje të shpejtë, duke paralajmëruar se mungesa e hakmarrjes mund të çojë në sulme të tjera, ka mundësi dhe në kryeqytetin e Teheranit.

DPA vëren se lidershipi shtetëror dhe fetar i Iranit reagoi me kujdes pas shpërthimeve të djeshme në qytetin e Kermanit dhe shmangu që ta emërojë autorin.

 Departamenti i Shtetit ka hedhur poshtë pretendimet se SHBA ishte përfshirë në sulmet dhe tha se nuk ka arsye që të besuar se Izraeli qëndron pas tij.

Në përvjetorin e vdekjes së gjeneralit të fuqishëm të Gardës së Republikës Islamike në qytetin e tij të lindjes në Kerman, dy shpërthime të fuqishme ndodhën pranë varrit të tij gjatë ceremonive përkujtimore, duke vrarë zyrtarisht të paktën 84 persona. Gjenerali Sulejman u vra në një sulm me dron amerikan në Irak në vitin 2020. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR