Fordi i rriti projektimet për shpenzimet vjetore për shkak të doganave, aksionet e kompanisë shënuan rënie për tre për qind
- Kompania "Ford" kumtoi se doganat amerikane për automjete të importuara, si dhe për çelikun dhe aluminin, me siguri do t'i kushtojnë shumë më tepër se që është pritur kur bëhet fjalë për projektimet për shpenzimet për këtë vit.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:34, 7 gusht, 2025
Detroid, 7 gusht 2025 (MIA) - Kompania "Ford" kumtoi se doganat amerikane për automjete të importuara, si dhe për çelikun dhe aluminin, me siguri do t'i kushtojnë shumë më tepër se që është pritur kur bëhet fjalë për projektimet për shpenzimet për këtë vit.
Aksionet e këtij prodhuesi të automobilave shënuan rënie për rreth tre për qind.
Kompania amerikane kumtoi se doganat i kanë kushtuar 800 milionë dollarë në tremujorin e dytë, që megjithatë ndikon më pak me negativitet se disa nga konkurrentët e vet amerikanë falë bazës së fuqishme prodhuese vendore të "Ford"-it. ab/