• e shtunë, 15 mars 2025

Forcat ukrainase kanë rrëzuar mbrëmë 16 nga 27 dronët rusë

Forcat ukrainase kanë rrëzuar mbrëmë 16 nga 27 dronët rusë

Kiev, 14 mars 2025 (MIA) - Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se gjatë natës kanë rrëzuar 16 nga gjithsej 27 dronë të dërguar nga Rusia.

"Nëntë dronë nuk arritën objektivat e tyre, ndoshta si rezultat i veprimeve të forcave të luftës elektronike”, kumtoi ushtria ukrainase.

Mbrëmë vonë, në një sulm me dron u plagosën shtatë persona në qytetin verilindor Harkov, tha guvernatori i rajonit të Harkovit, Oleg Sinegubov. Ai saktësoi se në një incident të veçantë në zonë, si pasojë e një sulmi ka shpërthyer një zjarr në spital dhe një grua ka mbetur e plagosur. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR