• e hënë, 01 korrik 2024

Fon der Lajen vizitoi kufirin e mbyllur finlandezo-rus: Kjo është një çështje sigurie për të gjithë BE-në

Fon der Lajen vizitoi kufirin e mbyllur finlandezo-rus: Kjo është një çështje sigurie për të gjithë BE-në

Bruksel, 19 prill 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se vendimi i Finlandës për ta mbyllur kufirin me Rusinë për shkak të fluksit të emigrantëve është çështje sigurie që duhet të merret parasysh nga i gjithë Bashkimi Evropian.

Fon der Lajen sot e vizitoi pikën kufitare Lapenrant me kryeministrin finlandez, Piter Orp. 

"Të gjithë e dimë si (presidenti rus Vladimir) Putin dhe aleatët e tij po instrumentalizojnë emigrantët për të testuar mbrojtjen tonë dhe për të provuar të na destabilizojnë", tha Fon der Lajen gjatë shëtitjes në kufi. 

Ajo shtoi se Putini tani ëshë i fokusuar te Finlanda, për shkak të "mbështetjes së fortë" të atij vendi ndaj Ukrainës, e cila u sulmua nga Moska para më shumë se dy viteve dhe në qasjen e tij në NATO. 

"Nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë e Finlandës, por edhe për sigurinë e Bashkimit Evropian. Ne jemi në këtë së bashku", tha ajo.

Më 4 prill, Finlanda vendosi të vazhdojë mbylljen e pikës kufitare me Rusinë "deri në një lajmërim të ri" për shkak, siç njoftoi Qeveria, rrezikut të lartë nga emigracioni i organizuar i orkestruar nga Moska. 

Qeveria finlandeze mbylli tetë nga nëntë pika kufitare me Rusinë. I vetmi që ka mbetur i hapur është i destinuar vetëm për trafikun hekurudhor dhe atje shkojnë kryesisht trenat e mallrave. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR