• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koreja e Jugut paralajmëroi formimin e një ministrie të strategjive të popullsisë

Koreja e Jugut paralajmëroi formimin e një ministrie të strategjive të  popullsisë

Seul, 1 korrik 2024 (MIA) - Koreja e Jugut do të formojë ministrinë e re të strategjive të popullsisë për përballjen e natalitetit të ulët dhe plakjes së shpejtë të popullsisë, çështjet që janë shfaqur si problemet më sfiduese me të cilat përballet shoqëria koreanojugore.

 Pas takimeve me partinë në pushtet, Qeveria njoftoi një plan për revizion të ligjit për organizimin e qeverisë në mënyrë forimin e ministrisë, njoftuan mediat koreano-jugore.

 Pasi të formohet, ministria e re do të fokusohet në strategjinë dhe planifikimin për çështjet demografike, siç janë nivelet e ulëta të natalitetit, plakjes së popullsisë, fuqisë punëtore dhe imigracionit, të cilat do të shërbejnë si institucion për këto çështje. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR