• e martë, 26 nëntor 2024

Fluturimi i parë i NATO-s me dron mbi Finlandë

Fluturimi i parë i NATO-s me dron mbi Finlandë

Bruksel, 14 shtator 2023 (MIA) -  Fluturakja pa pilot zbuluese e NATO, Еr-Kјu-4D  Feniks, e ka përfunduar fluturimin e parë me dron të Aleancës mbi territorin e Finlandës, anëtarja më e re  e Paktit.

Siç njoftoi NATO-ja, droni, i cili fluturoi në lartësi të mëdha mbi territoret e aleatëve dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare, mblodhi të dhëna për nevojat e Aleancës që synojnë të mbështesin masat e parandalimit dhe mbrojtjes kolektive.

Misioni i dronit, i cili është në përbërje të Forcave Tokësore për Mbikëqyrje të NATO-s (NAGSF),   është kryer në periudhën kur Forcat Ajrore të NATO-s vazhdojnë t'i forcojnë misionet e saj të zbulimit në kufijtë lindorë të Aleancës si rezultat i agresionit rus kundër Ukrainës.

Që nga viti 2022, flota e dronëve zbulues të NATO-s me bazë tokësore ka kryer misione të shumta në krahun lindor të Aleancës, kryesisht në rajonin e Detit të Zi.

Еr-Kјu-4D  "Feniks" është ndër fluturaket ajrore më të avancuara në botë pa pilot, të cilat mund të përdoren për inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim në një hapësirë të gjerë. Droni është i vendosur në një bazë në qytetin italian të Sigonella dhe mund të qëndrojë në ajër për më shumë se 30 orë.

Të dhënat e mbledhura nga droni dhe të analizuara nga ekspertët e NAGSF janë të disponueshme për të gjithë aleatët e Aleancës, shtohet në kumtesë. si/ar

Foto: NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR