• e mërkurë, 05 shkurt 2025

Fjalimi lamtumirës i Bajdenit: Në SHBA po krijohet oligarki "e rrezikshme", një kërcënim për demokracinë dhe lirinë

Fjalimi lamtumirës i Bajdenit: Në SHBA po krijohet oligarki

Uashington, 16 janar 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së në largim Xho Bajden, në fjalimin lamtumirës mbrëmë nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë paralajmëroi se në Amerikë po formohet oligarki "e rrezikshme", që është kërcënim për demokracinë dhe botën e lirë.

Në fjalim, Bajdeni nënvizoi konkluzionet e karrierës së tij politike gjysmëshekullore.

"Në Amerikë sot po formohet oligarki e pasuqisë, fuqisë dhe ndikimit ekstrem, i cili me të vërtetë është kërcënim për demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore", deklaroi ai.

 Bajdeni, i cili ka 82 vjet, kritikoi "kompleksin teknologjik industrial" jashtëzakonisht të pasur, i cili, sipas tij, mund ta keqpërdorë pushtetin në dëm të amerikanëve.

Në fjalimin e tij të fundit televiziv nga Shtëpia e Bardhë ai dërgoi paralajmërim edhe për ndryshimet klimatike dhe dezinformatat e rrjeteve sociale.

Bajdeni e lavdëroi punën e administratës së tij dhe theksoi se janë hapur një numër rekord i vendeve të reja të punës, është investuar në infrastrukturë, mbrojtjen shëndetësore dhe se vendi ka dalë nga pandemia dhe është bërë më i sigurt.

"Do të duhet kohë për të ndjerë efektin e plotë të gjithçkaje që kemi bërë së bashku, por fara është mbjellë dhe ajo do të rritet e lulëzojë për dekada.

Bajdeni i dëshiroi suksese administratës së re të Donald Trampit, por më pas dërgoi edhe një sërë paralajmërimesh të ashpra.

Për ndryshimet klimatike, ai tha se "forcat e fuqishme duan ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre të pakufizuar për t'i eliminuar përpjekjet tona për ballafaqim me ndryshimet klimatike për t'i plotësuar interesat e tyre personale për pushtet dhe përfitim".

Për dezinformatat Bajdeni paralajmëroi se "Amerikanët janë të ngujuar nga dezinformatat e shumta dhe informatat e gabuara, ndërsa kjo mundëson keqpërdorim të pushtetit".

Ai gjithashtu dërgoi kritika direkte kundër rrjeteve sociale si Meta, e cila kohë më parë publikoi se do ta ndërpresë kontrollimin e pavarur të fakteve. "Rrjetet sociale heqin dorë nga kontrollimi i fakteve. E vërteta po mbytet nga gënjeshtrat e thëna vetëm për të fituar pushtet dhe përfitim", tha Bajden.

Kritika e tij për "kompleksin tekno-industrial" ultra të pasur është një aludim për Elon Mask, njeriun më të pasur në botë, i cili është i afërt me Trampin dhe ka ofruar mbështetje të madhe financiare për fushatën e tij.

Drejtorë tjerë teknologjik, si Xhef Bezos dhe Mark Zukerberg, kohëve të fundit kanë bërë shumë për t'i përmirësuar marrëdhëniet me Trampin para kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Duke e përfunduar fjalimin e tij, Bajdeni u bëri thirrje amerikanëve në "zgjuarsi" për vendin e tyre: "Të jeni të gjithë rojtarë të flakës".

Fjalimi i Bajdenit erdhi menjëherë pasi ai publikoi marrëveshjen për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Ai tha se këto ishin një nga negociatat më të vështira në karrierën e tij dhe theksoi meritën për ndihmën e SHBA-së në arritjen e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes armëpushumi fillon më 19 janar, një ditë para inaugurimit të Trampit i cili gjithashti mori merita për marrëveshjen, duke thënë se është mundësuar vetëm sepse ai ka fituar në zgjedhjet në nëntor. sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR