Fetai takoi ambasadorin italian Paolo Palminteri
- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti në një takim protokollar ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Shkup, Paolo Palminteri, informojnë nga kabineti i tij.
- Post By Besnik Shuki
- 16:31, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti në një takim protokollar ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Shkup, Paolo Palminteri, informojnë nga kabineti i tij.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Fetai e uroi ambasadorin Palminteri për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij diplomatik. Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, Fetai falënderoi ambasadorin italian për ndihmën e çmuar në trajtimin e pacientëve të plagosur në tragjedinë e Koçanit.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë, me fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit, hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. bsh/
Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit, të ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë