Nuk jam i sigurt se tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi çdoherë të gatshëm, porositi Mickoski
- Nuk jam i sigurt se tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi çdoherë të gatshëm për zgjedhje, porositi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.
- Post By Besnik Shuki
- 13:32, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Nuk jam i sigurt se tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi çdoherë të gatshëm për zgjedhje, porositi sot kryeministri, Hristijan Mickoski.
I pyetur lidhur me informatat se në prag të zgjedhjeve lokale, Arben Taravari do të mund ta braktis edhe koalicionin Vlen edhe koalicionin qeveritar, Mickoski tha se nuk ka informata të tilla dhe se koalicioni qeveritar funksionon shkëlqyeshëm.
"Nuk kam informata të tilla se do ta braktis koalicionin qeveritar dhe koalicionin Vlen. Përkundrazi, mendoj se koalicioni qeveritar funksionon shkëlqyeshëm, ndërsa lidhur me zgjedhjet lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni Vlen, këtë pyetje mendoj se më së miri është ta adresoni tek ata", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas vendosjes së gurthemelit në mega-parkun me shesh në lagjen Radishan.
Për atë si e komenton atë se zëvendës kryeministri Ivan Stoilkoviq merr pjesë në ngjarje kundër NATO-s në Beograd, e ne jemi vend anëtar i NATO-s, Mickosski tha se këtë nuk do të shihte ashtu.
"Nuk do ta shihja këtë përmes kësaj optike siç e thatë ju, por për veprimet dhe mënyrën, pse është zotëri Stoilkoviq aty, ndoshta më së miri është ta pyesni atë", deklaroi Mickoski.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, lidhur me publikimin në disa mediume se ai do të udhëheq me resorin e shëndetësisë deri në prill, dje tha se marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë stabile dhe vazhdon ta kryejë funksionin ministër i Shëndetësisë. bsh/
Foto: MIA arkiv