Kuvendi: Shtyrja e aktiviteteve është pasqyrim i vullnetit të të gjitha grupeve parlamentare për veprim në periudhë të zisë kombëtare
- Në lidhje me informacionet e pasakta dhe akuzat e përhapura lidhur me shtyrjen e punës së Kuvendit gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, sqarojmë se ky vendim është marrë si rezultat i marrëveshjes së të gjitha grupeve parlamentare të pranishme gjatë mbledhjes koordinuese të mbajtur më 24.03.2025.
- Post By Fitore Curri
- 15:39, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025
Në lidhje me informacionet e pasakta dhe akuzat e përhapura lidhur me shtyrjen e punës së Kuvendit gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave, sqarojmë se ky vendim është marrë si rezultat i marrëveshjes së të gjitha grupeve parlamentare të pranishme gjatë mbledhjes koordinuese të mbajtur më 24.03.2025.
Shtyrja e përkohshme e aktiviteteve të Kuvendit ishte një gjest respekti ndaj tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën të rinj, dhe një shprehje solidariteti me familjet e viktimave dhe të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi.
Ritheksojmë se ky vendim nuk është rezultat i ndonjë vendimmarrjeje individuale apo politike të njëanshme, por pasqyrim i një vullneti të përbashkët institucional i të gjitha grupeve parlamentare për të vepruar me ndjeshmëri në një moment zie shtetërore.
Kuvendi do të vijojë punën javën e ardhshme.
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të RMV-së
_____________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s