Ngritet hetim për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje kundër sulmuesit ndaj punonjëses sociale
- Prokuroria themelore publike e Prilepit ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi 50-vjeçar nga Prilepi, për tentim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi dje në objektin e Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Prilep, me paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta një punëtore sociale, ndërsa ka rrezikuar edhe jetën e tre të punësuarve tjerë në Qendrën për punë sociale.
- Post By Fami Bajrami
- 16:22, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike e Prilepit ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi 50-vjeçar nga Prilepi, për tentim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi dje në objektin e Qendrës ndërkomunale për punë sociale në Prilep, me paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta një punëtore sociale, ndërsa ka rrezikuar edhe jetën e tre të punësuarve tjerë në Qendrën për punë sociale.
Kundër personit, siç informoi PPRM, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me nenin 19 (në tentativë) nga Kodi Penal, si dhe – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese nga neni 396 nga Kodi Penal.
"Me armë – pistoletë e e tipit 'Bereta' modeli 950 B me kalibër 6.35 mm, të cilën e posedonte pa leje, ai ka filluar të qëllojë në drejtim të viktimës, e cila ka tentuar të fshihet në një zyrë. Me dy plumba e ka qëlluar, me ç'rast një plumb i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në pjeësn e kokës, ndërsa tjetri i shkaktua plagë në pjesën e anës së djathtë të ijeve. Drejtori i institucionit ka arritur ta mposht dhe ta mbajë derisa ka mbërritur policia, e cila përveç armës, ka gjetur dhe konfiskuar edhe një thikë", theksohet në kumtesën e PPRMV.
I dyshuari, në përputhje me evidentimin, paraprakisht ka qenë i dënuar për vepra penale – lëndime, rrezikim të sigurisë, përndjekje dhe vepra tjera penale, ndaj tij në procedurë ka edhe akuza tjera, ndërsa për momentin ishte duke vuajtur masën e sigurisë – mjekim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik, nga i cili ka ikur.
Për shkak të të gjitha këtyre dhe rrethanave të tjera, të cilat tregojnë për rrezik për ikje, mundësinë e ndikimit tek dëshmitarët dhe rrezik për përsëritje të veprës penale, prokurori publik i ka parashtruar propozim gjyqtarit në procedurë paraprake për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s