Mickoski: Koçani do të jetë prioriteti ynë kryesor në periudhën në vijim
- - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se përveç mbulimit të shpenzimeve shëndetësore të pacientëve nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, Qeveria do të ndajë dy deri në tre herë më shumë mjete për Koçanin për investime në projekte infrastrukturore dhe se tashmë është duke negociuar me dy kompani për të cilat janë përcaktuar lokacionet investuese, për t'i ridrejtuar në zonën industriale në Koçan.
- Post By Fitore Curri
- 14:12, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se përveç mbulimit të shpenzimeve shëndetësore të pacientëve nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, Qeveria do të ndajë dy deri në tre herë më shumë mjete për Koçanin për investime në projekte infrastrukturore dhe se tashmë është duke negociuar me dy kompani për të cilat janë përcaktuar lokacionet investuese, për t'i ridrejtuar në zonën industriale në Koçan.
"Koçani do të jetë prioriteti ynë kryesor në periudhën që vijon, ashtu siç ishte edhe në të kaluarën. Mjetet do të rriten në periudhën që vijon në pjesën e investimeve në Koçan, por gjithashtu do të jetë prioritet edhe sigurimi i investitorëve dhe krijimi i vendeve të reja të punës me paga të mira në të ardhmen. Tashmë po bisedojmë dhe negociojmë me dy kompani të tilla, megjithëse vendet e investimeve ishin të përcaktuara më parë, tani ato do të ridestinohen në Koçan, në zonën atje. Por, gjithashtu, edhe ne si Qeveri, përmes këtij projekti për të cilin po flasim sot, do të ndajmë dy deri në tre herë më shumë mjete për Koçanin, në pjesën e investimeve në projektet infrastrukturore", tha Mickoski.
Në lidhje me të lënduarit nga zjarri, Mickoski tha se kanë kaluar dy periudhat kritike, gjegjësisht 72 orët e para dhe 7 ditë. Theksoi se më shumë se 50 deri 80 për qind edhe krahas gjendjes së vështirë për momentin janë në gjendje të qëndrueshme, ka pesë ose gjashtë raste të cilët janë kritikë.
"Vazhdojmë të kujdesemi për të gjithë ata persona të lënduar. Mund të them se kanë kaluar ato dy periudha kritike, ndoshta më kritiket – 72 orët dhe 7 ditët e para. Nga ato gati dyqind të lënduar, shumica e të cilëve kanë djegie nga 50% deri në 80%, pavarësisht gjendjes së rëndë, të gjithë janë për momentin në gjendje stabile edhe pse kemi 5 ose 6 raste të cilat janë kritike, por po luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë", tha Mickoski.
Shtoi se ky ishte reagim i saktë dhe i shpejtë, falë ekipeve mjekësore që dhanë ndihmën e parë të nevojshme si në Koçan, ashtu edhe në Shtip dhe Shkup. Falënderoi edhe të gjitha institucionet që ndihmuan në fatkeqësi.
Atë ditë gjithçka funksionoi në mënyrë të përsosur, si edhe në ditët pas saj. Të gjithë ne u kemi borxh një falënderim të madh. Të gjithë ata persona, e që janë më shumë se njëqind, tashmë janë jashtë, të përkujdesur, secili me nga dy anëtarë të familjes së tij. Si Qeveri, ne kemi siguruar transportin dhe akomodimin e tyre dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për ta. Sipas informacionit nga Ministria e Shëndetësisë, një pjesë e pacientëve do të fillojnë të kthehen, ndërsa ata që janë të hospitalizuar tek ne, pas trajtimit, do të dalin dhe do të vijojnë mjekimin në shtëpi", tha Mickoski. fc/
Foto: MIA