Padi për dy persona të cilët nën kërcënim me armë të rrejshme kanë kryer grabitje në "Neptun"
- Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur padi kundër dy personave për grabitje në dyqanin për teknikë të bardhë "Neptun" në stadiumin e qytetit në Shkup, prej ku nën kërcënimin me armë të rreme kanë vjedhur mbi 650 mijë denarë.
- Post By Fami Bajrami
- 14:09, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur padi kundër dy personave për grabitje në dyqanin për teknikë të bardhë "Neptun" në stadiumin e qytetit në Shkup, prej ku nën kërcënimin me armë të rreme kanë vjedhur mbi 650 mijë denarë.
"Dy të dyshuarit, më 29.11.2024, me trotinetë elektronikë kanë ardhur deri tek shitorja për teknikë të bardhë 'Neptun' në stadiumin e qytetit, të maskuar me maska, shallë, kapela dhe doreza, si dhe me pistoletë plastike në duar. Njëri prej tyre mbante në rrip edhe një pajisje të punuar me dorë nga dy pishtarë - piroteknikë. Kanë hyrë në shitore, në të cilin në atë moment ishte i mbushur me disa punonjës dhe klientë të moshuar, si dhe tre fëmijë dhe kanë kërcënuar të pranishmit me armën e supozuar. Nga shitorja, nën kërcënimin për sulm ndaj jetës së të pranishmëve, kanë marrë 554.146 denarë dhe 43 bono të tjera në vlerë të përgjithshme 115.000 denarë. Të dyshuarit janë larguar nga shitorja, megjithatë aty afër janë arretstuar nga nëpunësit e policisë", informojnë nga Prokuroria publike republikane.
Së bashku me aktakuzën e ngritur, prokurori publik deri në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka parashtruar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s