• e martë, 25 mars 2025

Durmishi: Deri nga fundi i muajit duhet të konfirmohet vlera e pagës minimale

Durmishi: Deri nga fundi i muajit duhet të konfirmohet vlera e pagës minimale

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Deri nga fundi i muajit duhet të bëhen llogaritë dhe të konfirmohet vlera e pagës minimale dhe në këtë drejtim është formuar Komisioni për konfirmimin e përfaqësimit të sindikatave dhe javën e kaluar u votua në seancën e Qeverisë, porositi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

"Ata filluan të punojnë për të zgjedhur se cili sindikat i plotëson kushtet për të qenë përfaqësues. Pas konfirmimit të përfaqësimit, menjëherë do ta konvokojmë Këshillin ekonomiko-social, ku do ta hapim si temë pagën minimale. Nëse punëdhënësit dhe sindikatat dakordohen për mënyrë tjetër të konfirmimit ose vlerë tjetër të pagës minimale, ne do të jemi aty për t'u ndihmuar të dy palëve", tha Durmishi në përgjigje të pyetjes së gazetarve në konferecën për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se pret që Komisioni shumë shpejtë ta konfirmojë përfaqësimin e sindikatave.

"Kanë shumë punë, pasi duhet të kontrollojnë shumë dokumente, por ky komision tashmë u formua dhe punojnë në këtë. Megjithatë, tani për tani në pajtim me ligjin i cili është në fuqi deri nga fundi i muajit, duhet të konfirmohet vlera e pagës minimale edhe krahas asaj se kemi situatë pa përfaqësimin të sindikatave", sqaroi Durmishi. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR