Arrestohet një person nga rrethi i Likovës, drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim
- Një person nga fshati Nikushtak dje u arrestua, pasi drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
- Post By Besnik Shuki
- 13:43, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Një person nga fshati Nikushtak dje u arrestua, pasi drejtoi makinën me shpejtësi prej 108 km në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Siç njoftoi MPB-ja, në rrugën rajonale Kumanovë – fshati Nikushtak, nëpunës policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Kumanovë sot në orën 11:30 e privuan nga liria F.А.(21) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës.
Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor ishte konstatuar se drejtonte automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me shpejtësi prej 108 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297а të Kodit Penal - „drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjegjshme“. bsh/
Foto: MIA arkiv