• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Evakuim i banorëve të rajonit rus Kursk nën pushtimin ukrainas

Evakuim i banorëve të rajonit rus Kursk nën pushtimin ukrainas

Moskë, 24 shkurt 2025 (MIA) - Autoritetet ruse sot njoftuan se kanë arritur marrëveshje me Ukrainën për evakuimin e banorëve të rajonit rus Kursk, i cili pjesërisht është i pushtuar nga ushtria ukrainase, dhe se një pjesë tashmë janë në rajonin ukrainas Sumi, nga ku do të vazhdojnë.

“Është arritur një marrëveshje me Kryqin e Kuq dhe palën ukrainase që ata do të evakuohen në Rusi nëpërmjet Bjellorusisë”, deklaroi Ombudsmanja ruse për të Drejtat e Njeriut, Tatjana Moskalkova, transmetuan mediat ruse.

Autoritetet ukrainase, të cilat sot shënojnë përvjetorin e tretë që nga fillimi i pushtimit rus, nuk kanë komentuar këtë çështje, ndërsa më parë kumtuan se janë për një evakuim të tillë nëse Moska e kërkon atë.

Ushtria ukrainase e sulmoi rajonin rus Kursk në gusht 2024, por pavarësisht nga një kundërofensivë e madhe ruse, ajo ende mban disa qindra kilometra katrorë, të cilat Kievi shpreson t'i përdorë për negociatat me Moskën.

Rusia pushton rreth 20 për qind të territorit ukrainas dhe ka refuzuar çdo shkëmbim.

Qindra, nëse jo mijëra, civilë rusë vlerësohet se janë kapur në ofensivën ukrainase në rajonin Kursk. Disa arritën të arrinin në rajonin kufitar ukrainas Sumi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR