• e mërkurë, 05 mars 2025

Eurokomisarja për zgjerim shpreh shqetësim për trazirat në parlamentin serb

Eurokomisarja për zgjerim shpreh shqetësim për trazirat në parlamentin serb

Beograd, 5 mars 2025 (MIA) - Komisarja e BE-së për zgjerim Marta Kos sot shprehu shqetësimin për dhunën në parlamentin serb dje dhe përsëri bëri thirrje për depërshkallëzimin e tensioneve duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara.

"Jemi shumë të shqetësuar për prishjen e punës dhe dhunën në parlamentin serb. Parlamenti duhet të jetë një vend për debat demokratik në interes të të gjithë qytetarëve dhe duhet të përmbushë rolin e tij", tha Kos. 

Ajo bëri thirrje për "uljen e tensioneve, krijimin e kushteve për dialog që përfshin të gjithë të gjitha palët e interesuara, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile, për të adresuar reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE".

Në Asamblenë kombëtare të Serbisë dje shpërthyen trazirat dhe përleshjet pasi deputetët e opozitës hodhën bomba tymi ku u lënduan tre deputetë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kërkuar sot përgjegjësi penale për deputetët që sollën bombat e tymit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR