• e shtunë, 06 korrik 2024

Etiopia shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas luftimeve të ashpra mes armatës dhe milicisë Fano në rajonin Amhara

Etiopia shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas luftimeve të ashpra mes armatës dhe milicisë Fano në rajonin Amhara

Adis Abebë, 4 gusht 2023 (MIA) - Qeveria e Etiopisë sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas konflikteve disaditëshe mes armatës dhe milicisë lokale Fano, në rajonin Amhara.

Luftimet, që në fillim të kësaj jave, shpërthyen në rajonin e dytë më të madh në Etiopi, shpejtë eskaluan në krizë të sigurisë. Qeveria rajonale e Amharës dje kërkoi ndihmë shtesë nga autoritetet federale për vendosje të rendit.

Në kumtesën nga kabineti i kryeministrit Abij Ahmed në të cilën kumtohet gjendja e jashtëzakonshme nuk ceket nëse ajo i referohet vetëm Amharës apo tërë vendit. "Është e domosdoshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme sepse u bë vështirë të kontrollohet gjendja me sistemin e rregullt juridik", ceket në kumtesën e qeverisë.

Deklaracioni i jep autorizim qeverisë të ndalojë tubime publike, të kryejë arrestime pa urdhëresa nga gjykatat dhe të vendosë orë policore.

Milicia Fano ishte aleate kyçe e ushtrisë (ENDF) gjatë luftës qytetare dyvjeçare në rajonin fqinj Tigre, e cila përfundoi në nëntor, por marrëdhëniet u përkeqësuan për shkak të përpjekjeve të autoriteteve federale për t'i dobësuar grupet paraushtarake rajonale.

Dy banorë të qytetit Gondar, në Amhara, sot deklaruan se dje ka pasur luftime intensive në afërsi të universitetit.

"ENDF së pari e kontrolloi universitetin, por Fano i shtyu prapa. Tentuan të përparojnë drejt qendrës së qytetit, por nuk mundën", deklaroi një banor në qytet. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR