Erdogani me telefon ka biseduar me Putinin për marrëdhëniet bilaterale, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka biseduar në telefon me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, njofton Anadollu.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:11, 28 mars, 2025

Ankara, 28 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka biseduar në telefon me homologun e tij rus, Vlladimir Putin, njofton Anadollu.
Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
Erdogani theksoi rëndësinë e punës së përbashkët të Turqisë dhe Rusisë për arritjen e paqes dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Siri bazuar në ruajtjen e integritetit territorial të vendit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s