• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani bëri thirrje për përpilimin e një kushtetutë të re turke

Erdogani bëri thirrje për përpilimin e një kushtetutë të re turke

Ankara, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot edhe një herë bëri thirrje për përpilimin e Kushtetutës së re turke, njoftoi agjencia Anadolia.

Qeveria turke nuk do të ndalet derisa vendi të renditet në mesin e dhjetë ekonomive më të mëdha në botë, tha Erdogan, duke folur në takimin e parë të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Mexhlisin e 28-të.

Sipas kreut të shtetit, kabineti vazhdon të punojë për planin e 12-të të zhvillimit të Turqisë, si dhe programin afatmesëm të zhvillimit të vendit.

“Jam i bindur se të gjithë 85 milionë banorët e vendit tonë do të përfitojnë nga prosperiteti ekonomik i Turqisë. Për të koordinuar punën në sferën ekonomike, ne kemi krijuar lidhje të ngushta ndërmjet zyrës së zëvendëspresidentit, Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore", tha Erdogani.

Ai beson gjithashtu se një stimul i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë do të jetë miratimi i një versioni të ri të kushtetutës së vendit.

Koncepti i “njëqindvjetorit të Turqisë”, siç tha ai, “nuk mund të realizohet në bazë të një kushtetute që është përgatitur dhe miratuar pas grusht shtetit”.

Erdogan sugjeroi që e drejta e grave muslimane për të mbajtur shami të përfshihet në kushtetutën e re. Ai u kërkoi gjithashtu kundërshtarëve të tij të mbështesin punën për kushtetutën e re të Turqisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR