• e premte, 05 korrik 2024

Enrike: Lëndimi i Mbapes nuk është shumë serioz, por dhimbja e vështirësoi të luajë

Enrike: Lëndimi i Mbapes nuk është shumë serioz, por dhimbja e vështirësoi të luajë

 Paris, 25 shtator 2023 (MIA) - Trajneri i Pari Sen-Zherman, Luis Enrike, ka folur për lëndimin e yllit të parë të ekipit, Kilian Mbape në ndeshjen ne xhiros së 6-të të Ligës 1 kundër Marsejës (4: 0).

 Në minutën e 32-të të ndeshjes, futbollisti francez u zëvendësua me portugezin Gonsalo Ramos. Në rrjetet sociale pariziene është raportuar se Mbape e ka lënduar kyçin e këmbës së majtë.

"Nuk është një problem shumë serioz, por kishte dhimbje që ka vështirësuar të luajë. Kishte më shumë kuptim që të zëvendësohet. Por, asgjë serioze", deklaroi Enrike.

 PSZH me 11 pikë është në pozitën e tretë në renditjen e kampionatit francez.

Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR