• e hënë, 07 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ekspozita "Metamorfoza II" e Lulzime Leka Mullakut në Çifte Amam

Ekspozita

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Në Çifte Amam sonte në ora 19 do të hapet ekspozita e pavarur e Lulzime Leka Mulakut me titull "Metamorfoza II". Ekspozita do të zgjasë deri më 13 prill të vitit 2025, ndërsa kuratore është Narona Luma Veseli.

Lulzime Leka Mulaku i takon skenës së artit bashkëkohor dhe përfaqëson brezin e artistëve që filluan aktivitetin e tyre me shprehje vizuale që nga vitet e 90-ta. Ajo do të prezantohet me 50 piktura të formateve të ndryshme, një cikël interesant të punuara me akril. Cikli "Metamorfoza II" paraqet vështrim realist të vlerave estetike ekzistenciale, siç është gruaja. Kompozimi figurativ i këtij cikli pasqyron artin ekzistencial të pafajësisë dhe dinjitetit të gruas.

Lulzime Leka Mulaku lindi në Shkup dhe ka biografi të pasur me ekspozita të shumta në vend dhe jashtë vendit. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Tetovës dhe ka marrë pjesë në më shumë se 50 ekspozita kolektive dhe individuale. bsh/

Фото: Чифте амам

QËNDRONI TË LIDHUR