Shpallja e laureatëve të Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2025
- Në amfiteatrin e Akademisë së arteve dhe shkencave të Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të shpallen laureatët e Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2025.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:10, 27 mars, 2025

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Në amfiteatrin e Akademisë së arteve dhe shkencave të Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të shpallen laureatët e Mbrëmjeve strugane të poezisë për vitin 2025.
Siç paralajmëruan nga festivali, pas shpalljes së fituesve, tradicionalisht do të pasojë leximi poetik i anëtarëve të PEN qendrës së Maqeodnisë dhe Shoqatës së shkrimtarëve, të cilët do ta ndajnë poezinë e vet, në nder të kësaj ngjarjejen të rëndësishme kulturore dhe poetike.
Manifestimi "Mbrëmjet strugane të poezisë" mbahet çdo vit në muajin gusht në Strugë. Në festivalin poetik ndahet mirënjohja më e madhe për tërë veprimtarinë poetike, çmimi "Kurora e artë" me të cilën deri më tani janë stolisur disa nga poetët më të rëndësishëm botërorë, si dhe çmimin "Urat e Strugës", i cili ndahet për përmbledhjen më të mirë poetike mes dy festivaleve të Mbrëmjeve strugane të poezisë nga poeti-debitues.
Çmimi "Urat e Strugës" u vendos në vitin 2003, si pjesë e bashkëpunimit me UNESKO-n, ndërkaq me rastin e festimit të Ditës botërore të poezusë - 21 Marsi, me qëllim që të stimulohet, promovohet dhe afimrohet krijimtaria poetike si një prej shprehjeve më kreative të njerëzimit.
Çdo vit, Mbrëmjet strugane të poezissë dhe UNESKO bashkarisht e festojnë këtë ditë, me ç'rast zyrtarisht kumtohen dhe promovohen fituesit e çmimeve "Kurora e artë" dhe "Urat e Strugës". ab/
Fotо: МIА arkivi