Lutkov: Objekti për Teatrin e Tetovës me këtë dinamikë nuk do të përfundojë deri në vitin 2026
- Nuk besoj se do të përfundojë, jo për shkak neve, por thjesht një dinamikë e tillë është imponuar vitet e fundit, theksoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me objektin e planifikuar për Teatrin e Tetovës.
- Post By Fami Bajrami
- 18:10, 7 prill, 2025

Gostivar, 7 mars 2025 (MIA) - Nuk besoj se do të përfundojë, jo për shkak neve, por thjesht një dinamikë e tillë është imponuar vitet e fundit, theksoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me objektin e planifikuar për Teatrin e Tetovës.
"Nuk besoj se do të përfundojë, jo për shkak neve, por thjesht një dinamikë e tillë është imponuar vitet e fundit. Do të përpiqemi të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta zgjidhim atë. Nuk kemi asnjë parashikim deri kur. Kemi bërë një vizitë, do ta bëjmë edhe një tjetër në fund të qershorit. Do të shohim se me çfarë aktivitetesh janë duke punuar dhe pastaj do të marrim një vendim", tha Lutkov gjatë vizitës së tij në Gostivar.
Në vërejtjen se këtë vit për objektin janë ndarë 15 milionë denarë, e për përfundimin e tij të plotë nevojiten edhe një miliard dhe se kjo është një shumë e vogël, ministri Lutkov potencoi se në këtë objekt janë investuar shuma më të mëdha.
"Nuk janë ndarë pak para për atë objekt. Me kalimin e viteve janë aneksuar kaq shumë objekte në pjesën e investimeve kapitale dhe ndër vite kemi pasur mosrealizim të mjeteve që janë miratuar. Vetëm vitin e kaluar mjetet e parealizuara kanë mbetur rreth 220 milionë denarë", tha Lutkov.
Ai përmendi se do të parashikohet një shumë e caktuar parash, ndërsa nëse punët funksionojnë mirë, ka dinamikë të mirë me ribalancimin e buxhetit, do të miratohen më shumë mjete. Mes tjerash, potencoi ministri, bëhen vizita nga qyteti në qytet për të shikuar aktivitetet dhe dinamikën dhe sipas asaj do të sigurohen më shumë mjete ose do të reduktohen nëse nuk ka realizim. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s