• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lutkov: Grupi i punës do të kërkojë zgjidhje për disperzimin dhe racionalizimin e institucioneve kombëtare në Gostivar

Lutkov: Grupi i punës do të kërkojë zgjidhje për disperzimin dhe racionalizimin e institucioneve kombëtare në Gostivar

Gostivar, 7 prill 2025 (MIA) – Zgjidhjen e problemeve hapësinore të institucioneve kombëtare të cilat veprojnë në sferën e kulturës në Gostivar do ta japë grupi i punës, tha ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas vizitës në xhaminë e vjetër në Raven ku sot ishte për vizitë. 

“Kemi diskutuar për shumë tema, kemi rënë dakord që të formojmë një grup punues dhe bashkë me vetëqeverisjen lokale të shohim të gjitha objektet që i kemi dhe hapësirat dhe institucionet e pashfrytëzuara që do të mund të ripërdoreshin për disa aktivitete të tjera në të ardhmen dhe kështu do të mbroheshin, realisht, të mos qëndrojnë të zbrazëta”, tha Lutkov.

Ai theksoi se ajo është detyrë e zëvendësministrit dhe ka rekomanduar që në të të përfshihen edhe institucione lokale. Lutkov pret që në periudhën e ardhshme të marrë raport i cili do të rekomandojë edhe racionalizim të institucioneve në Gostivar. 

Ministri në përgjigje theksoi se institucionet lokale, kanë probleme të cilat datojnë prej më herët dhe ato duhet të zgjidhen. 

“Në Qendrën e Kulturës kemi Qendrën e Kulturës dhe Teatrin e Gostivarit dhe Galerinë Kombëtare dhe bibliotekën, do të thotë kemi katër institucione në një që nuk i plotëson kushtet për asnjërën”, tha Lutkov dhe përmendi se salla e madhe dhe i gjithë objekti nuk janë në gjendje të mirë dhe është urgjente të punohet në të.

Ai vlerëson se është e nevojshme të disperzohen edhe disa institucione kombëtare prej brenda, sepse siç tha, vëllim më të madh për punë ka teatri i Gostivarit, kushtet që i ka, nuk janë as nga afër të tilla siç duhet të jenë. 

Në pyetjen nëse mendohet për ndërtim të objektit të ri, për teatrin ose Qendër e re e Kulturës në Gostivar, Lutkov përkujtoi se nga viti 2004 e tutje kur janë bashkuar një pjesë e madhe e institucioneve, teatrot ishin veçmas, qendrat e kulturës ishin veçmas dhe ishin nën vetëqeverisje lokale. Kjo sipas tij është politikë e gabuar. 

“Kur u bashkuan, u bë një gabim shumë i madh në kulturë dhe që atëherë fillojnë problemet. Më pas, nga viti 2018 kemi probleme të reja kur hapen institucionet e reja, pa u analizuar më parë se ku do të vendosen. Vitin e kaluar u hapën shtatë institucione të reja kombëtare, përfshirë Galerinë Kombëtare të Gostivarit, pa u vlerësuar më parë se a kishte hapësirë ​​dhe kushte dhe tani jemi duke u përballur”, përfundoi ministri Lutkov.

Ai vlerëson se së pari duhet të mendohet për ndërtimin e një objekti të ri, por siç tha më shumë është për variantin racionalizim i hapësirës, shfrytëzimin e kapaciteteve ekzistuese, ndërsa më vonë me ndërtimet e reja. fc/

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR