Shpallet konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror "Nënë Tereza" për vitin 2025
- Shpallet konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror "Nënë Tereza" për vitin 2025, kumtoi sot Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:09, 2 prill, 2025

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Shpallet konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror "Nënë Tereza" për vitin 2025, kumtoi sot Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Konkursi do të zgjasë deri më 30 prill të këtij viti, ndërsa është i publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve nga vendi.
Me çmimi shtetëror "Nënë Tereza" shprehet mirënjohje për arritjet në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen dhe avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të bashkëpunimit, si ndërmjet popujve, ashtu edhe ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s