• e martë, 26 nëntor 2024

“Ekonomist”: Që nga fillimi i invazionit ndaj Ukrainës nga Rusia janë larguar midis 817.000 dhe 922.000 qytetarë të saj

“Ekonomist”: Që nga fillimi i invazionit ndaj Ukrainës nga Rusia janë larguar midis 817.000 dhe 922.000 qytetarë të saj

Londër, 27 gusht 2023 (MIA) - Revista "Ekonomist" ka dalë me një vlerësim ku nga fillimi i invazionit rus ndaj Ukrainës e deri tani nga Rusia janë larguar mes  817.000 dhe 922.000 qytetarë të saj.

Siç shpjegon revista, eksodi i parë ndodhi në fillim të luftës, kur rreth 300.000 rusë u larguan nga vendi në muajt e parë të invazionit ndaj Ukrainës.⁠

Vala e dytë filloi në shtator kur presidenti Putin paralajmëroi një "mobilizim të pjesshëm", ndërsa të rinjtë e dëshpëruar "nxituan" në pikat kufitare për të shmangur rekrutimin.

Është vështirë të vërtetohet shkalla e saktë e emigrimit të shkaktuar nga lufta, ndërsa Kremlini që nuk është për t'u habitur, nuk publikon të dhëna rreth kësaj.

Sipas analizës së "Ekonomist" e cila thirret në organizatën Rrjeti për analizë dhe politikë, vlerësimet tregojnë se që nga shkurti 2022, midis 817.000 dhe 922.000 qytetarë janë larguar nga Rusia.

Ky është eksodi më i madh i shkaktuar nga trazirat politike që nga viti 1920 deri më tani.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR