• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Egjipti prezantoi plan për përfundimin e konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit

Egjipti prezantoi plan për përfundimin e konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit

kajro, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Egjipti u prezantoi palëve të prëfshira në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit planin për prëfundim të luftës, i cili përfshin ndërprerje të zjarrit, lirim gradual të pengjeve nga Gaza dhe formim të qeverisë palestineze nga ekspertë për menaxhim edhe të Bregut perëndimor edhe të Gazës.

Propozimi, i cili është përpunuar me Katarin, u prezantua para Izraelit, Hamasit, qeverisë amerikane dhe evropiane.

Plani propozon ndërprerje të zjarrit deri dy javë në të cilin militantët palestinezë do të lirojnë 40 deri 50 pengje në këmbim të 120 deri 150 palestinezëve nga burgjet izraelite", deklaroi një funksionar i lartë egjiptian.

Gjatë asaj kohe do të vazhdojnë negociatat për armëpushimin dhe lirimin e më shumë pengjeve.

Egjipti dhe Katari, gjithashtu, do të negociojnë me të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë edhe hamasin, në mënyrë që të dakordohen për formim të një qeverie kalimtare eksperte derisa nuk arrihet marrëvehsja për udhërrëfyesin për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

Ndërkohë, Izraeli dhe Hamasi do të vazhdojnë të negociojnë për marrëveshje gjithpërfshirëse "të gjithë për të gjithë", tha përfaqësuesi, duke sqaruar se kjo do të thotë lirim i të gjitha pengjeve në Gazë në këmbim të të gjithë plaestinezëve nga burgjet izraelite, si dhe tërheqje të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe ndërprerje të sulmeve raketore të Hamasit ndaj Izraelit.

Izraeli mban rreth 8.000 palestinezë në burgje, ndërsa 129 pengje mbeten në Gazë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR