• e martë, 16 korrik 2024

Dy "er traktorë" turq dhe një helikopter janë përfshirë në shuarjen e zjarreve

Dy

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Dy aeroplanë turq për shuarje të zjarrit "er traktorë" dhe një helikopter po i bashkangjiten shuarjes së zjarreve që e kapluan vendin.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov informoi se ata herët në mëngjes ateruan në aeroportin në Shkup.

Dy "er traktorë" turq së bashku me dy "er traktorë" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim do të intervenojnë ndaj zjarrit në komunën Novo Sellë, ndërsa një helikipter i policisë herët në mëngjes tashmë ka filluar shuarjen e zjarrit në malin Serta, ndërsa së shpejti atij pritet t'i bashkangjitet edhe një helikopter i armatës dhe helikopteri turk.

Angellov thotë se sot fokusi do të vihet në këto dy zjarre. po shuhet edhe nga toka me numër të konsiderueshëm të zjarrfikësve, përfaqësues të shoqatave të gjuetarëve, populaltës lokale dhe pjesëtarëve të Armatës dhe Njësisë për sistemim të shpejtë pranë MPB-së.

"Bëhet fjalë për terren jashtëzakonisht të rëndë ku ka vegjetacion të shpeshtë që e vështirëson lëvizjen e njerëzve nëpër terren kështu që është shumëvështirë të arrihen pikat djegëse. Gjatë ditës së djeshme, falë pjesëtarëve të Armatës, arritëm të shuajmë disa pika kritike, ndërkaq ndihmuan edhe pjesëtarët e Njësisë për sistemim të shpejtë pranë MPB-së. Sot për ndihmë sërish kemi 103 pjesëtarë të Armatës së vendit dhe 30 pjesëtarë të Njësisë për sistemim të shpejtë të MPB-së", deklaroi Angellov.

Siç paralajmëroi Angellov, po dakordohet ndihmë plotësuese në mjete ajrore.

Në vend është shpallur gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa sot në mëngjes nga QMK informuan se aktive janë nëntë zjarre. ab/

Fotо: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR