• e martë, 16 korrik 2024

MPB: Në Shkup sanksionohen 117 shoferë

MPB: Në Shkup sanksionohen 117 shoferë

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117  sanksione,  prej të cilave pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtëmbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, katër gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë …

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR