• e enjte, 21 nëntor 2024

NQP-së i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes, nisma për furnizim të autobusëve ekologjikë nuk e mori mbështetjen e nevojshme

NQP-së i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes, nisma për furnizim të autobusëve ekologjikë nuk e mori mbështetjen e nevojshme

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Ndërmarrjes Qarkulluese Publike i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes. Drejtori i NQP-së Dragi Kushovski sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit theksoi se për momentin ka mungesë të 40 deri 50 autobusëve.

"Parku vozitës në NQP, pas blerjes në vitin 2012 të autobusëve kinezë 'jutong' numëronte rreth 350 autobusë dhe oraret e vozitjes si verore ashtu edhe dimërore bazohen në atë numër autobusësh. Aktualisht janë vënë në qarkullim nga 190 deri në 200 autobusë. Me këtë numër autobusësh nuk mund të shërbejmë as orarin veror, që e dimë se është një orar i shkurtuar. Sado që punojmë dhe duam, shoferët nuk arrijnë të zbatojnë orarin e vozitjes. Nga shtatori, kur do të futet edhe orari dimëror, situata do të jetë edhe më e vështirë për shkak se numri i autobusëve do të rritet. Nga këndvështrimi i sotëm, edhe nëse asnjë autobus nuk na prishet, do të kemi mungesë prej 100 autobusësh. Për momentin kemi mungesë prej 40-50 autobusë", tha Kushovski.

Në seancën e sotme, nuk kaloi as propozimi për furnizim të autobusë të rinj ekologjikë. Për propozimin votuan vetëm 17 këshilltarë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ju bëri thirrje këshilltarëve që të japin mbështetje për nismën për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjikë. 

"Ky qytet ka nevojë për mjete transporti që do të jenë ekologjike dhe që nuk do të ndotin dhe do të kënaqin nevojat e qytetarëve. Çdo ditë shikoni që qytetarët janë të pakënaqur. Vendimi që do t'ua zgjidhë problemin është në dorën tuaj, nuk mund ta marr sepse është vendimi juaj. Nëse do të mund ta merrja vetë, do ta kisha marrë vendimin deri më tani", tha Arsovska.

Shtoi se ky furnizim publik duhet të jetë shumëvjeçar dhe nëse fillohet me procedurën, ajo do të përfundonte vitin e ardhshëm, ndërsa furnizimi do të ishte nga viti 2026. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR