• e martë, 26 nëntor 2024

Zjarri në Serta do të shuhet nga ajri dhe nga toka, të gjitha zjarret janë nën kontroll të pjesshëm, përfshirë edhe atë në afërsi të Manastirit

Zjarri në Serta do të shuhet nga ajri dhe nga toka, të gjitha zjarret janë nën kontroll të pjesshëm, përfshirë edhe atë në afërsi të Manastirit

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në malin Sertë sot do të shuhet nga ajri dhe toka. Në mbledhjen e Shtabit të krizave të komunës së Negotinës mbrëmë është bërë e ditur se nga ajri do të veprohet me katër helikopterë dhe tre avionë zjarrfikës, ndërsa pjesëtarë të ARM-së, MPB-së, NJSSH-së, zjarrfikës nga disa qytete, ndërmarrjet publike komunale, Pyjet Nacionale, gjuetarë dhe vullnetarë të tjerë.  Është siguruar mekanizimi i nevojshëm për veprim nga terreni, ndërsa është planifikuar që në orët e para të mëngjesit të nisin aktivitetet për shuarjen e zjarrit.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, në mëngjes informon se helikopteri turk tashmë është nisur drejt Sertës, si dhe të gjtiha zjarret janë nën kontroll të pjesshëm duke e përfshirë edhe zjarrin në Manastir.

"Fokusi ynë gjatë mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës do të jetë te zjarri i Sertës, nëse zjarret e tjera nuk kërkojnë përdorimin e avionëve. Ne do të fokusojmë shumicën e avionëve në këtë zjarr në Serta. Ai zgjat shumë dhe mbulon një front të madh, por është karakteristikë se gjatë natës ndalet", tha mbrëmë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shton se ndonëse gjatë natës qetësohet, pasi temperaturat rriten gjatë ditës, ai digjet.

Prej disa ditësh po vazhdon shuarja e zjarrit në malin Serta, të cilin drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Angelov mbrëmë e vlerësoi si më të rëndë dhe më të vështirë për t'u shuar sepse është një terren jashtëzakonisht i vështirë i kryqëzuar me përrenj, shkëmbor, terren me kodra, gjemba dhe shkurre të dendura dhe një lloj tjetër bimësh me kërcell të ulët dhe pjesërisht pyll. Zjarri i Sertës mbrëmë është përhapur në territorin e Shtipit dhe pjesërisht në Negotinë.

Прес-конференција на директорот на Центарот за управување со кризи, Стојанче Ангелов за добиеното стручно мислење за потенцијален одрон на теренот во зона на акумулацијата „Матка“.

Në të njëjtën kohë, siç tha ai, në mëngjes pritet të arrijnë dy helikopterë nga Sllovenia - një helikopter i madh me ngarkesë prej pesë tonësh nga Serbia, ndërsa është paralajmëruar edhe një helikopter nga Mali i Zi.

Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe 103 pjesëtarë të Armatës dhe 30 pjesëtarë të policisë, të jgithë në shuarjen e zjarrit në malin Serta.

Gjatë natës zjarri mbi Radovish është vënë nën kontroll. Para se të vihej nën kontroll, ekzistonte rreziku që ai të përhapej në vendbanimin e shtëpive të uikendit që ndodhet pranë qytetit. Zjarrfikësit lokal janë në shërbim gjatë gjithë natës për të parandaluar përhapjen e saj.

Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishte, komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet.

Zjarri mbi Manastir ka qenë aktiv edhe mbrëmë, por siç tha Angelov nuk paraqet rrezik për qytetin. Për shkak të zjarrit komunikacioni nga unaza e Manastirit, drejtimi rrugor Prilep – Resnjë, është duke u devijuar përmes qytetit të Manastirit. Dy zjarrfikës janë lënduar lehtë gjatë shuarjes së zjarrit pasditen e djeshme. Njëri, i cili kishte djegie në pëllëmbët dhe parakrahin, është shtruar në spitalin e Manastirit, ndërsa tjetri është liruar për mjekim shtëpiak.

Gjatë natës është mbledhur Shtabi i Krizave në Manastir dhe ka marrë disa vendime për trajtimin më të lehtë të zjarrit. Mbi 120 zjarrfikës, vullnetarë dhe automjete të zjarrfikësve kanë qenë në terren mbrëmë. Nëse zjarri nuk vihet nën kontroll deri në mëngjesin e sotëm, Angellov njoftoi se do të shuhet nga ajri.

Dhjetë vatra zjarri kanë qenë aktive në vend ditën e djeshme, ndërsa të reja janë shfaqur pasdite. Drejtori i QMK-së së bashku me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale ka qenë në terren gjatë natës për të kontrolluar situatën me zjarret.

Interior Minister Panche Toshkovski chaired a session of the Steering Committee for Coordination and Management of the Crisis Management System on Monday, with the Committee noting the need t

Dje seancë mbajti edhe Komiteti Drejtues për Koordinim të Sistemit për Menaxhim me Krizat, me të cilën kryesoi ministri i Punëve të brendshme Pançe Toshkovski, ndërsa morën pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, si dhe udhëheqësi i Grupit për vlerësim të rreziqeve Stojançe Angelov, kumtoi MPB.

"Në seancë u konstatua nevoja për aktivizimin e mekanizmave ndërkombëtarë për dhënien e ndihmës në avionë, të cilët do të përfshihen në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin këto ditë. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur nga Turqia dy "air traktorë" dhe një helikopter, të cilët tashmë po punojnë aktivisht në terren. Gjatë ditës së nesërme dy helikopterë do të arrijnë nga Sllovenia dhe një helikopter nga Serbia dhe Mali i Zi", theksoi ministri Toshkovski.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Angellov tha mbrëmë se policia tashmë ka informacione për disa shkaqe të zjarreve. Duke folur për ndalimin e lëvizjes në pyll, Angelov tha se asnjë alpinist nuk ka shkaktuar zjarr dhe se zjarret gjithmonë shpërthejnë pranë zonave urbane, fushave apo kashtës dhe se ka edhe zjarrvënie si në Kavadar.

I pyetur nëse njeriu është gjetur, drejtori i QMK-së mohon, thotë se janë në kërkim dhe se nuk dihet identiteti i tij, por është e vështirë për ta gjetur.

Zjarrfikësit kanë hasur në katër grumbuj degësh të djegura prej tyre. Zjarri filloi të përhapet. Kur e kanë fikur kanë parë edhe zjarret që janë bërë me qëllim", tha Angelov. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR