• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kroacia dërgon kanader me dy ekuipazhe në vend

Kroacia dërgon kanader me dy ekuipazhe në vend

Zagreb, 16 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë dërgon aeroplan Kanader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të sigurojë ndihmë humanitare në shuarjen e zjarreve, kumtoi mbrëmë Ministria në Zagreb.

Aeroplani Canadair CL-415 me dy ekuipazhe dërgohet në Maqedoni të Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, shtohet në kumtesë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pardje solli vendim për ekzistim të gjendjes së krizës për shkak të dukurisë së shpeshtë të zjarreve në territorin e vendit. ab/

foto: Qeveria e Kroacisë

QËNDRONI TË LIDHUR