• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy zjarrfikës janë lënduar më lehtë duke e shuar zjarrin mbi Manastir

Dy zjarrfikës janë lënduar më lehtë duke e shuar zjarrin mbi Manastir

Shkup, 15 korrik 2-24 (MIA) - Dy zjarrfikës janë lënduar sot pasdite nga zjarri që ka shpërthyer mbi Manastir tek qarkorja. Nga vetëqeverisja lokale në Manastir për MIA-n bëjnë të ditur se ata kanë lëndime të lehta dhe se njëri është mbajtur për trajtim në spitalin e Manastirit, ndërsa tjetri është liruar për trajtim në shtëpi.

Zjarrfikësi i shtruar në spital ka djegie në duar dhe në parakrah. Sonte në spitalin e Manastirit atë e ka vizituar kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, në TV Sitel, ka konfirmuar se në zjarrin në Manastir ka një zjarrfikës të lënduar dhe ka sqaruar se aty digjen bimë me kërcell të ulët.

"Zjarri në Manastir mendoj se nuk do të na shkaktojë dhimbje të madhe koke. Aty shpesh ndodhin djegie në atë pjesë. Aty ka një bimë me kërcell të ulët. Aty ka një tunel kur shkon në Ohër. Besoj se qytetarët e njohin atë vend. Ekziston një lagje rome dhe një pyll me kërcell të ulët është djegur në afërsi të lagjes. Fatkeqësisht, gjatë fikjes së zjarrit është lënduar një zjarrfikës, i janë djegur kyçet dhe parakrahu", tha Angelov. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR