• e shtunë, 23 nëntor 2024

Daçiq: Një helikopter zjarrfikës Kamov K-32 me kapacitet pesë tonë ujë nesër në 9 e 30 minuta do të niset për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Daçiq: Një helikopter zjarrfikës Kamov K-32 me kapacitet pesë tonë ujë nesër në 9 e 30 minuta do të niset për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Beograd, 15 korrik 2024 (MIA) - Serbia do të dërgojë ndihmë nga Njësia e helikopterëve dhe Departamenti për gjendje të jashtëzakonshme të MPB-së për shuarjen e zjarreve pyjore në Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Një helikopter zjarrfikës Kamov K-32 me kapacitet pesë tonë ujë, me shtatë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Njësisë së helikopterëve dhe një pjesëtar i Departamentit për gjendje të jashtëzakonshme, nesër do të niset për Republikën e Maqedonisë së Veriut në ora 9 e 30 minuta",  tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

Ai njoftoi se ndihma dërgohet në bazë të kërkesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për dhënien e ndihmës në shuarjen e zjarreve pyjore.

Ai sqaroi se pjesëtarët e MPB-së serbe do të angazhohen në shuarjen e zjarrit në malin Serta në rajonin e rrezikuar në komunat Negotinë. Konçe dhe Shtip.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut paraprakisht shpalli gjendje të krizës për shkak të numrit të madh të zjarreve, e cila do të zgjat 30 ditë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR